Transmetuar më 16-10-2017, 11:08

Të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane 2019, do të duhet ta përsërisin nga e para.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës del me një njoftim të rëndësishëm këtë të hënë, duke thënë se aplikimet për lotarinë do të rinisin nga e para.

Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

“Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Më tej nënvizohet se nëse ka ndonjë pyetje mbi regjistrimin, Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në https://goo.gl/5SjV6h#AskAnna. /a.y/noa.al