Transmetuar më 16-10-2017, 10:40

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën dy personave në Itali dhe ka lënë të plagosur rëndë një shqiptar.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05.30, në zonën e Guacciorna, një makinë tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonin tre persona është përmbysur.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy italianë dhe mbeti i plagosur rëndë një djalë i ri shqiptar.

I plagosuri është Simir Picari 35 vjeç, i cili u dërgua në spital për marrjen e mjekimit të nevojshëm, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë viktimat janë Giuseppe Fratterigo 44 vjeç Andrea Ursino 62 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit, ndërkohë që vijojë hetimet për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese