Transmetuar më 16-10-2017, 10:26

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi prej disa muajsh u bënë prindër të një djali, duke e kurorëzuar lidhjen disa vjeçare mes tyre me trashëgimtar.

Por qysh në fillim spikati emri i veçantë i të voglit, Kroi Art, një emër i pazakontë.

Çifti i njohur të pyetur nga emisioni “Thumb” kanë zbuluar dhe kuptimin që mban emri i djalit të tyre.

Bieta ka thënë se ishte shumë e vështirë për të zgjedhur një emër të vetëm, sepse kupton që nuk është lodër.

“Nuk është çështje dëshire se si do më pëlqente mua, por fillon mendon çfarë do të mendojë ai për emrin e vet, kur të rritet. Do t’i pëlqejë apo jo? Një krua, kroi ynë i dashurisë dhe një vepër arti siç është ky që ne kemi nxjerrë në dritë”, u shpreh ajo, duke shpjeguar kuptimin e emrit të vogëlushit. /a.y/noa.al