Transmetuar më 16-10-2017, 10:10

Një sherr mes dy vëllezërve ka bërë që njëri prej tyre të pësojë dëmtime të shumta, me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lleshan të Elbasanit këtë të diel.

Nevruz Muça, 52 vjeç për motive pronësie dyshohet të ketë goditur me sende të forta vëllanë e tij, B.Muça, 33 vjeç banues në fshatin Lleshan.

Pas mjekimit të marrë, i dëmtuari shkoi në shtëpi, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj të dyshuarit i cili u vu në prangat e policisë, materialet iu vunë Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al