Transmetuar më 16-10-2017, 10:00

Edhe pas divorcit nga i shoqi një vajzë e re nuk ka arritur të gjejë qetësi, duke përjetuar momente frike dhe paniku.

Ish-bashkëshorti nuk pranonte dot fundin e martesës, duke bërë që të shkelë urdhrin e mbrojtjes të dhënë ndaj saj dhe ta përndjekë.

Jetmir Sina, 35 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua ditën e djeshme, nga efektivët e komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Arrestimi i tij, u krye pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Tiranës dhe e ka përndjekur në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë, ish- bashkëshortes, O.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Mësohet se kjo situatë ishte bërë e përsëritur, çka e ka detyruar të renë ta denoncojë në polici, duke bërë që të vihet në pranga.

Sina po hetohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese