Transmetuar më 16-10-2017, 09:39

Makth dhe terror për një grua, e cila është përndjekur dhe kanosur me thikë nga një person.

Gjithçka ka ndodhur në Vlorë, gjatë ditës së djeshme, ku 54-vjeçari Rahman Ahmeti, gjatë së dielës ka kanosur për motive të dobëta shtetasen E.M., 54 vjeçe.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ademi e ka përndjekur E.M., për një kohë të gjatë.

I dyshuari u denoncua nga e dëmtuara, duke bërë që gjatë ditës së djeshme të vihet në pranga.

Mësohet se ai ishte fiksuar keq pas gruas duke e ngacmuar dhe shqetësuar vazhdimisht, por përballë refuzimit të saj ka nisur që ta kanosë.

Ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese