Transmetuar më 16-10-2017, 09:20

Një konflikt në familje ka bërë që xhaxhai t’i ngulë thikën djalit të vëllait të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zharrëz të Patosit gjatë së dielës.

Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, akuzohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar.

I dëmtuari pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.

Ndërkohë 43-vjeçari u vu në prangat e policisë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al