Transmetuar më 16-10-2017, 08:41

Një prej prezantuesve më të njohur të viteve të fundit, i ka dhënë fund beqarisë këtë të diel.

Ai dhe partnerja e tij kanë kurorëzuar historinë e dashurisë në martesë pas shumë vitesh lidhje.

Bëhet fjalë për prezantuesin nga Kosova, Labinot Gashi i cili është martuar ditën e djeshme me partneren e tij Qëndresa Bajrami.

Labi u pa i veshur me një kostum sa klasik dhe modern, ndërsa Qëndresa u shfaq një nuse me shumë stil.

Gjatë gjithë kohës Labi u pa i buzëqeshur, duke respektuar gjithë mysafirët që e kishin nderuar, mes tyre shumë personazhe të njohur të skenës shqiptare. /a.y/noa.al