Transmetuar më 16-10-2017, 08:11

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri bujë gjatë periudhës që ishte në krye të ministrisë së Brendshme, por edhe më shumë kur u largua nga detyra.

Madje dhe në kabinetin e ri qeveritar, emri i tij nuk u pa askund.

Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Portokalli” të kësaj të diele përkrah dy policëve, shef Kolit dhe Mirit.

Gjatë bisedës me ish-ministrin dy aktorët e kanë thumbuar, ku e kanë pyetur “Pse të hoqën nga puna o shef?”

Nga ana e tij Tahiri u përgjigj, “çdo gjë e ka një fillim dhe një fund”.

Por polic Miri, i kthehet shef Kolës dhe i thotë, “A të thanë se e kanë heq”. /a.y/noa.al