Transmetuar më 16-10-2017, 07:30

Këtë të diel ka prezantuar këngën e tij “Kur ti buzëqesh” me të cilën do konkurrojë në

“Kënga Magjike”, këngëtari i njohur, Kelly.

Por përpara performancës, Ardit Gjebrea dha lajmin se Kelly do të bëhet baba.

Ai e surprizoi këngëtarin me një video ku dëgjoheshin të rrahurat e zemrës së bebit, sa që

Kelly u emocionua shumë dhe u shpreh “Emocion shumë i bukur”.

Por përpos kësaj, Arditi e vuri para detyrës Kellyn duke i dhënë një kukull për t’i ndërruar

pelenat.

Këngëtari këngën “Kur ti buzëqesh” ja dedikon partneres së tij, Enisës.