Transmetuar më 15-10-2017, 20:59

Gruaja 53-vjeçare nga Zvicra e cila ishte me të shoqin në një varkë (kajak) duke lundruar në ujërat shqiptare nga Porto Palermo në Borsh, nuk ia doli dot duke humbur betejën me vdekjen.

Vera Kaser vdiq pasi varka ku gjendej bashkë me të shoqin 62-vjeçar, Peter Kaser, u përmbys nga moti i keq që i përfshiu në det, në ujërat afër Korfuzit, raporton noa.al.

Çifti ishte nisur me kajak nga Porto Palermo nga Shqipëria dhe përfundoi në dallgët që i shkaktuan përmbysjen me pasojë tragjike.

Burri u gjet i gjallë por e shoqja pak orë më vonë dje pasdite, u gjet e pajetë.

Ajo u gjet në ujërat e Erikusas në Greqi dhe u dërgua në spitalin e Korfuzit ku u konfirmua vdekja e saj.

I mbijetuari pohoi se ishin duke udhëtuar me kajak për të shkuar në Porto Palermo në Borsh, por udhëtimi përfundoi me tragjedi. /noa.al/