Transmetuar më 15-10-2017, 20:04

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan.

Një automjet me targa AA  437 Kj, teksa po udhëtonte në aksin Librazhd – Elbasan në fshatin Labinot  Fushë,  ka dalë nga rruga.

Automjeti drejtohej nga P.P., 63 vjeç banues në Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili  është  dërguar  menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale./a.k/noa.al/