Transmetuar më 15-10-2017, 17:59

Ishte një ndeshje futbolli, por ka përfunduar në tragjedi.

Një portier ka gjetur vdekjen pas përlasjes së fuqishme me një tjetër lojtar, në përpjekje për të mbrojtur portën nga pësimi i golit.

Pamjet janë të rënda, dhe i përkasin ndeshjes mes Persela Lamongan dhe Semen Pedang, në kampionatin Indonezian.

Pas goditjes, portieri Ccoirul Huda u transportua menjëherë në spital, por mjekët raportuan se ai kishte ndërruar jetë.

Ngjarje të tilla, kanë qenë të shumta në futboll, ku lojtarët kanë ndërruar jetë si pasojë e përleshjeve të ashpra. /k.k/noa.al/