Transmetuar më 15-10-2017, 16:25

Pas denoncimit të rastit të përdhunimit të 15 vjeçares XH.B nga fqinji i saj 55-vjeçar Ligor B. në fshatin Velçan të qytetit të Pogradecit, e mitura ka dhënë dëshminë e saj në polici.

Ajo shprehet se nuk ka treguar për ngjarjen që ka ndodhur në muajin mars, pasi kishte turp nga çfarë do të mendonte fshati.

“Nuk tregoja se më vinte turp nga fshati. Nëna ime e kuptoi kur m’u rrit barku. Më pas shkuam tek inferemierja dhe ajo na tha që jam shtatzanë,” u shpreh 15-vjeçarja.

Për tronditjen e thellë kanë reaguar edhe prindërit e XH.B., sipas të cilëve jeta e vajzës së tyre është shkatërruar, shkruan BW.

Ata gjithashtu bënë thirrje për dënim maksimal për 55-vjeçarin.

“Vajza do ta lindë fëmijën. Na shkatërroi jetën e vajzës. Ne jetojmë në kushte ekstreme. Fëmijën ta mbajnë familjarët e tij. Kërkojmë dënim maksimal,” u shprehën prindërit e vajzës.