Transmetuar më 15-10-2017, 16:20

Historia e Norës, vajzës shkodrane që po vuan dilemën e madhe nëse duhet të vazhdojë lidhjen me një djalë goxha më të vogël dhe dyshimi i fortë që ka për një të tretë që ka hyrë në mes tyre.

Psikologia e NOA, Laura Lushaj, jep përgjigjen që gjeni më poshtë, pas rrëfimit të plotë të 33-vjeçares që dërgoi mesazhin pranë redaksisë së NOA.

Në fund gjeni dhe një njoftim të rëndësishëm nga NOA.

Rrëfimin e plotë ju mund ta lexoni më poshtë ashtu siç është dërguar nga Nora.

“Përshëndetje jam Nora, një grua e divorcuar nga Shkodra jam 33 vjeçe kam dy fëmijë të moshës 15 edhe 13 vjeç kisha dëshirë te ndaja një histori dashurie me ju dhe te me jepni ndonjë këshillë.

Jam njohur me një djalë në rrjetin social Facebook ai më shkruante vazhdimisht por një dit vendosa t’i ktheja përgjigje ai kërkonte që të lidheshim bashkë edhe pse i tregova për jetën time u tregova e sinqertë me të.

Një pasdite më ftoi për kafe për t’u njohur nga afër. E pëlqyem njëri-tjetrin shumë, por ai me të parën që u takuam, kërkoi seks. Nuk pranova sepse ishte takimi i parë i njohjes me të.

Mos humbisni dhe: Gruaja nga Tirana: Burri më la për një mashkull, por një hall tjetër kam me personin që jam tani

Sakaq, ai nuk më kishte treguar moshën e tij të vërtetë. Më kishte thënë se jam 29 vjeç ndërkohë që ishte vetëm 24 vjeç edhe pse fiziku i tij nuk e tregonte moshën e tij.

Pas një jave ne bëmë dashuri. Mbasi kryem marrëdhënie ai më tregoi për moshën e tij të vërtetë. Në atë çast sa nuk më ra të fikët. Nuk i besoja syve të mi u ndjeva shumë keq por me kalimin e kohës fillova ta pranoja këtë fakt.

Mirëpo më e keqja është se unë kam rënë në dashuri me të edhe pse e di që është shumë gabim. Jam munduar disa herë të ndahem me të, por e kam pasur të pamundur.

Ai më kërkonte vazhdimisht në telefon gjë që më bënte të kthehesha prapë me të. Edhe pse ai më thotë shumë shpesh se edhe po të martohem, unë ty nuk do të lë kurrë, s’e kuptoj pse e thotë këtë gjë.

Por unë edhe pse e dua shumë kam vendosur të ndahem me të. E para sepse jemi shumë larg me moshën dhe e dyta po dyshoj se kohët e fundit ka një lidhje tjetër, gjë që është mëse normale për të, sepse ai është shumë i ri i dhe duhet të ndërtojë të ardhmen e tij.

Pra dua të vendos të mos jem më me të, jo sepse nuk e dua, por sepse kështu është më mirë.

Ju lutem më ndihmoni, më thoni si të veproj. Po e kërkoj këtë ndihmë nga ju se kam shumë frikë se mos kaloj në depresion. Ju lutem më jepni ndonjë këshillë".

Këshillat e Psikologes së NOA, Laura Lushaj, psikologe këshillimi

"Historia juaj mesa kuptoj është diçka e rëndësishme për ju. Nuk e di historinë tuaj të mëparshme dhe nëse kjo lidhje që tregoni është e para pas divorcit nga ish-bashkëshorti juaj, por do t’ju sugjeroja të shikonit rrethanat tuaja dhe situatën tuaj familjare në fillim duke qenë se keni edhe dy fëmijë që janë në stad adoleshence.

Mendoj se ju nuk keni siguri te ky person siç e thoni dhe vetë dhe kjo është gjëja e fundit që ju duhej ju dhe familjes tuaj.

Megjithatë mendoj se nëse ju nuk jeni e sigurte për këtë person atëherë keni bërë zgjedhjen e duhur dhe jam e sigurt se përpos ndjenjës tuaj keni bërë një zgjedhje racionale.

E kuptoj nevojën tuaj për të pasur dikë afër por jam e sigurt që edhe djali do e kuptojë vetë me kohën zgjedhjen tuaj pasi do të kuptojë se edhe për të do të ishte një përgjegjësi e madhe.

Jam absolutisht dakord që ju të njiheni me meshkuj të tjerë por s’do ju rekomandoja rrjetet sociale.” /ekskluzivisht për noa.al/

Shënim: (redaksia e NOA rezervon të drejtën e censurimit të identitetit të plotë dhe të dhëna të tjera personale të zonjës dhe personave të përmendur në rrëfim)

Mos humbisni dhe: Gruaja nga Tirana: Burri më la për një mashkull, por një hall tjetër kam me personin që jam tani

NJOFTIM I NOA

Kanë nisur të dërgohen në inbox dhe email, historitë e para nga vajza dhe gra shqiptare që kërkojnë të ndajnë me ju, çka i shqetëson. Nëse ke dhe ti një histori që dëshiron ta rrëfesh, por edhe të kërkosh mendimin e lexuesve, si dhe fjalën e psikologes enkas për ju dhe në dispozicionin tuaj, na shkruaj në pr@noa. al. Ne do të publikojmë historinë e treguar prej jush duke censuruar identitetin dhe vendbanimin tuaj dhe personave të tjerë që ju mund të përmendni. Kurse psikologia e NOA.al do t’ju përcjellë ndihmën e saj. Me respekt, NOA