Transmetuar më 15-10-2017, 14:43

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar gjatë natës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 22:30 në zonën e Valganna, në Varese.

Siç raportojnë mediat italaine, makina ku udhëtonte Frank Marku 34 vjeç është përplasur me mbrojtëset e rrugës.

Bashkë me të udhëtonte edhe një fëmijë 13 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por gjendja e të cilit nuk dihet ende.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa thuhet se shqiptari ka fluturuar nga makina dhe ka përfunduar në asfaltua jetë.