Transmetuar më 15-10-2017, 13:50

Rozana Radi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera në tregun tonë muzikor. Por Rozi ka qenë edhe këngëtarja e parë e famshme që ka bashkëpunuar me reperin Noizy. 

Këngët “Fly” dhe “Mr. Yesterday” janë ende të pëlqyera për publikun shqiptar, ndonëse kanë kaluar vite nga koha kur ato janë publikuar.

Por a i njeh Rozana këngët e kolegut të saj Noizy-t?  Përgjigjet e saj në programin “Mos i fol shoferit”, na kanë habitur paksa.

“Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. 

Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. 

Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”, ka thënë Rozana.