Transmetuar më 15-10-2017, 13:25

Një vajzë adoleshente ka mbetur shtatzënë si pasojë e një përdhunimi që i kishte bërë një burrë 55 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit. Burimet nga policia thanë se vajza 15-vjeçare ka dhënë dëshminë e saj në prani të psikologes.

Për këtë ngjarje të rëndë është vënë në pranga Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administrative Velçan. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë një ditë më parë në prani edhe të psikologes, nga një vajzë 15-vjeçare.

Në dëshminë e saj, vajza adoleshente ka deklaruar se 55-vjeçari në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë ajo ka ngelur shtatzënë.

“Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot”, tha ajo per News 24.

Por pas kësaj deklarate ka ardhur edhe dëshmia e vetë të akuzuarit, ku 55 vjeçari i ka mohuar akuzat e vajzës së mitur, ndërsa shprehet se duhet të bëhet ADN për atësinë e fëmijës.

“Gjithçka është e pavërtetë, unë jam një njeri i rregullt dhe familjar. Të bëhet ADN e fëmijës për të vërtetuar atësinë e foshnjës”, shprehet Ligori para uniformave blu. /b.l/noa.al/