Transmetuar më 15-10-2017, 12:55

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Si çdo fundjavë Aurela është pranë publikut duke performuar vetëm live.

Kështu e ka gjetur edhe kjo ditëlindje këngëtaren e madhe shqiptare. Por teksa mendoi se do ishte një mbrëmje e zakonshme, bashkëshorti i saj Skerdi e ka surprizuar atë duke u ngjitur në skenë.

Ka qenë një moment shumë i bukur dhe romantik kur ata kënduan së bashku pikërisht këngën që Gaçe i ka kushtuar Skerdit, “Shpirti i shpirtit tim”. 

I gjithë publiku kanë shpërthyer në duartrokitje, “Unë nuk e besoj akoma se si kjo ndodhi”, është shprehur Aurela.

Kjo pasi bashkëshorti i saj është shfaqur shumë radhë në publik e sidomos në një skenë bashkë më këngëtaren.

Video është filmuar nga Tea Dupi e cila nuk ka nguruar ta shpërndajë me ndjekësit  në Instagramin e saj. /b.l/noa.al/