Transmetuar më 15-10-2017, 12:13

As urdhri i mbrojtjes nuk ia del të mbrojë një grua nga bashkëshorti i saj i dhunshëm.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku 53-vjeçari nuk ka dashur t’ia dijë aspak për mbrojtjen ligjore, por e ka dhunuar sërish gruan e tij edhe pas denoncimit të kësaj të fundit për dhunim.

Arben Shaqiri, 53 vjeç, banues në Çukë, Sarandë, i dënuar edhe më parë për ushtrim dhune, në banesë, ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, D. Shaqiri, 47 vjeçe.

Ndaj Arben Shaqirit Gjykata Sarandës kishte caktuar të qëndronte 20 ditë larg banesës së përbashkët që ka me bashkëshorten e tij, por 53 vjeçari nuk e ka zbatuar këtë vendim duke shkuar në banesë si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës". /b.l/noa.al/