Transmetuar më 15-10-2017, 09:01

Një pjatë e shpejtë me shumë shije dhe aromë që gatuhet në Izrael. Mund t'i shtosh edhe erëza për shije. Por fillimisht provojeni kështu. Bëni porcione formë zemre dhe servireni me bukë për ta ngjyer me salcë.

Përbërësit: 2 lugë çaji vaj vegjetal, 2 thelpinj hudhër të grira, 1 qepë e grirë, 1 kungull i vogël i grirë, 1 kanoçe me domate të shtypura, 4 lugë salcë pikante (Tabasco), 4 vezë, pak kripë.

Përgatitja

Nxehni vajin në tigan me temperaturë të mesme. Hidhni hudhrën dhe qepën; gatuajini dhe trazojini derisa qepa të jetë zbutur dhe të jetë bërë e tejpashme, rreth 5 minuta.

Hidhni kungujt; gatuajini dhe trazojini për 5 minuta. Hidhni domatet dhe salcën pikante. Mbulojini dhe i lini të gatuhen për 10 minuta.

Bëni katër forma pusesh me përzierjen e domates dhe hidhni vezë mbi secilën. Mos trazoni.

Mbulojini dhe i gatuani derisa vezët të jenë mpiksur sa doni, rreth 3 minuta për të verdhë të butë. i hiqni vezët me kujdes nga tigani dhe i servizni me salcën e domates.