Transmetuar më 14-10-2017, 23:01

Teksa shumë personazhe që janë larguar në spektakli i humorit “Portokalli” kanë fajësuar regjisorin Altin Basha, si shkakun kryesor, me këngëtaren Eneida Tarifa nuk ka ndodhur kështu.

Eneida ka prezantuar për 6 vite me radhë këtë spektakël ku përveç prezantimit të numrave të ndryshëm që do të ngjiteshin në skenë, ajo është bërë pjesë edhe si aktore. E ftuar në emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës, Eneida ka rrëfyer arsyen e largimit, duke theksuar se mund të kishte ndodhur në çdo moment. Ajo u shpreh se ka dhënë shumë nga vetja në “Portokalli”, por ky spektakël po e mbante larg nga kënga.

“Më përfshiu e gjitha, më përfshiu si projekt e bëra me shumë dashuri. Kur një njeri është shumë kërkues, gërmon në të gjitha aftësitë e tij. Ato vite që isha prezantuese e “Portokallisë” gëmova mjaftueshëm për të përftuar një tjetër dimesion në aktrim dhe këndim. Vendimi për largimin nga “Portokallia” ishte një konsensus le të themi në këtë marrëdhënie. 6 vjet nuk janë pak dhe do të vinte ky moment. Mund të ishte dhe një vit më parë. Nuk kishte ndonjë keqardhje të jashtëzakonshme. Ti mësohesh kur rri 6 muaj në një punë e jo më 6 vjet. Por kisha shumë nevojë për qetësinë time, për t’u shlodhur, të rigjeja veten dhe të riformatohesha dhe këtë e kam bërë në shumë drejtime. Për momentin jam e lumtur, kam një energji shumë të mirë, pozitive, që ndoshta ka ardhur dhe nga pushimet e tepërta që kam bërë këtë vit, nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë pushime”, u shpreh ajo.

Ajo është ndalur një moment edhe tek mënyra se si ka përjetuar lajmet e shkruara për të pas përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurosong”, shkruan Class.

“Momenti më i vështirë ishte pjesëmarrja në Eurosong. Kishin plasur portalet dhe presioni që bënin mediat, kritikat, lavdërimet ishin të mëdha aq sa i thashë vetes “ç’a i bërë vetes”. Por duke e parë pas shumë kohësh kuptova që një eksperiencë të tillë duhet ta kalojë çdo gazetarë”, tregon ajo.