Transmetuar më 14-10-2017, 21:50

Mesfushori shqiptar Erios Grezda vijon të ruajë formën e shkëlqyer që po kalon.

Gjatë takimit të pasdites së sotme në kampionatin kroat, ka shënuar një supergol përballë gjigandit vendas, Dinamo Zagreb.

Takimi mes Dinamo Zagreb dhe Osijek përfundoi me rezultatin 1-1.

Eros Grezda zhvilloi dy takime mbreslënëse për kombëtaren shqiptare kundër Spanjës dhe Italisë.

Ai vuri dy herë në vështirësi portierin e Italisë Buffon me gjuajtjet e tij të forta.

Loja e tij e mirë ra edhe në sy të menaxherëve italianë të cilët kishin ardhur në Shkodër për të vëzhguar lojtarin.

Ndërkaq flitet se për të interesohet skuadra e “Serisë A”, Genoa.

Më poshtë mund të ndiqni golin e shënuar sot nga Grezda përballë Dinamo Zagreb./a.k/noa.al/