Transmetuar më 14-10-2017, 21:13

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pak javë më parë.

Në dasmën e tyre ata patën të ftuar të shumtë, mes tyre shumë figura VIP.

Mes tyre ka qenë edhe ish-kolegu i tij në Portokalli, Erion Isai.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, me Eni Shehun, Isai rrëfeu se sa para hodhi në dasmën e shumëpërfolur të kolegut Bes Kallaku.

“Në dasmën e Besit kam hedhur 200 euro”, tha Isai.

Besi dhe Erioni u larguan nga Portokalli gjatë këtij sezoni.

Para pak ditësh Bes Kallaku dhe Erion Isai zbuluan se gjatë këtij sezoni do të jenë pjesë e projektit “Kënga Magjike”./a.k/noa.al/