Transmetuar më 14-10-2017, 18:48

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, në aksin rrugor Prizren-Gjakovë, pranë fshatit Piran, ndërsa ka humbur jetën një vajzë 10-vjeçare.

Një automjet është rrokullisur në rrugë për shkak të pakujdesisë në timon.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë aksidentit 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se 5 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën./a.k/noa.al/