Transmetuar më 14-10-2017, 15:10

Një përplasje e fortë brenda shtetit, mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

OSHEE akuzon UKT për papërgjegjshmëri, duke e fajësuar se ka lënë pjesë të Tiranës pa drita, në mënyrë të përsëritur.

OSHEE doli me deklaratë këtë të shtunë dhe thotë se aktualisht një pjesë e Unazës së Madhe nuk ka energji elektrike, ku siç pohon, shkak është bërë dëmtimi i fiderit 335, nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë.

“Punimet për riparimin e defektit do të zgjasin. Kjo është hera e katër brenda kësaj jave që abonentë të OSHEE mbeten pa drita për shkak të punimeve të papërgjegjshme nga ana e UKT, pavarësisht apelit tonë për asistencë nga inxhinierët e Operatorit të Shpërndarjes”, thuhet në deklaratë.

Noa.al mëson se zona e mbetura pa energji elektrike nis nga Mëzezi dhe shtrihet deri te zona e quajtur “Astiri” si dhe kap dhe një pjesë të Yzberishtit. /a.y/noa.al