Transmetuar më 14-10-2017, 12:39

Kur vjen puna tek intervistat pa dorashka, Jul Deda është një ndër ta. Me atë mënyrën e tij të të përgjigjurit, ai është ngacmuar nga Turjan Hyska mbrëme në emisionin ‘Oktapod’, në lidhje me kolegun e tij Gentian Zenelaj.

Turi i ka drejtuar pyetjen nëse është ndjerë më i tradhtuar nga Ermali apo Genti, duke qene se të dy janë larguar nga ‘Apartamenti 2XL’, Juli është shprehur se Genti është ai që e ka tradhtuar.

“Genti është larguar në momentin më të keq, duke e lënë spektaklin përgjysmë. Ermali largimin e tij e ka komunikuar shumë kohë para se të lëvizte. Të lësh spektaklin përgjysmë siç bëri Genti, do të thotë ta lësh tjetrin në baltë”, shprehet Juli.

I ngacmuar më tej, duke u pyetur sesi është ndjerë kur ka shkëputur kontaktet me dikë që kalonte shumicën e kohës, në mënyrë drastike.

“Bën mirë që ma bën këtë pyetje, por Genti kështu ka qenë gjithmonë, me të papritura. Edhe sot e kësaj dite, unë do të doja një ballafaqim më të, për të kuptuar arsyen se perse u largua ashtu”, shton aktori.

Momenti më kulmor i intervistës ishte kur Juli u pyet nëse do të ishte ndonjëherë në gjendje ta priste në bese Turin (duke qenë se Turjan Hyska është autor i Apartamentit 2XL).

“Jo, dhe ti e di që unë i kam dhënë provat për këtë”., tha ai Ndërsa pyetjes, nëse ka çmim apo jo Jul Deda, ai i është përgjigjur në mënyrë të sinqerte duke thënë “po”.