Transmetuar më 14-10-2017, 08:30

Këngëtarja Enca Haxhiaj është përballur me një pyetje të sikletshme në rrjetet sociale, ku një komentues i ka kërkuar të kalojë natën me të.

“Sa kërkon për një natë”, pyet komentuesi këngëtaren, e cila nuk ngurron të përgjigjet.

Ironikisht ajo ia kthen “100 milionë euro”, duke bërë që të vijojnë komentet pafund.

Nuk janë të pakta rastet kur personazhet e famshëm përballen me kërkesa të tilla nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Mirëpo nëse shumica i injoron, Enca nuk ka duruar dot duke i kthyer përgjigje ashtu siç i erdhi. /a.y/noa.al