Transmetuar më 14-10-2017, 08:10

Prej disa kohësh është tërhequr nga ekrani, për t’iu dedikuar plotësisht shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë.

Prezantuesja e njohur shqiptare Iva Mera është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi ku shihet dora e vogëlushit, e saja dhe e partnerit.

Vajza e aktorit të humorit Behar Mera, është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Madje deri më tani askush nuk e ka parë me fytyrë partnerin e saj. /a.y/noa.al