Transmetuar më 14-10-2017, 00:06
Publicitet

Prej katër vjetësh ai është i lidhur me vajzën që dikur e kishte pëlqyer shumë.

Por pasi ka kaluar kaq kohë që ata janë të fejuar, ai nuk po di më se ç’të bëjë.

Koha e martesës pasi kaluan vite fejesë, po afron dhe ai duhet të hedhë hapin e rëndësishëm.

Por tani është i dyzuar.

Duke publikuar historinë e tij, djali nga Burreli i shkruan portalit të Shkodrës shkodranews se tani nuk e do më femrën që ka përkrah.

Ai pohon se ajo nuk e tërheq më atë fizikisht dhe ky është shkaku që ai do të ndahet me të.

Në mesazhin e tij, i riu shpjegon dhe arsyet pse nuk e dashuron më të fejuarën.

Ai thotë se kohët e fundit e fejuara është shëndoshur ca, por për më tepër, nuk po bën asgjë, që të bjerë në peshë.

“Unë jam një djalë i palestruar, më pëlqen trupi im dhe nuk dua që e fejuara ime të jetë një vajzë që nuk ka respekt për trupin e saj. Nuk mund të vazhdoj me të sepse edhe seksi nuk është njësoj si më parë”, shkruan djali nga Burreli.

Nëse ke dhe ti një histori që dëshiron ta rrëfesh, por edhe të kërkosh mendimin e lexuesve, si dhe fjalën e psikologut, na shkruaj në [email protected]. Ne do të publikojmë historinë e treguar prej jush duke censuruar plotësisht identitetin dhe vendbanimin tuaj dhe personave të tjerë që ju mund të përmendni. Kurse psikologia e kontraktuar nga NOA.al do t’ju përcjellë ndihmën e saj.

Loading...