Transmetuar më 13-10-2017, 23:55

Rrëfimi i një djali në moshë të re për jetën e tij intime shokon shumëkënd.

Ai i është drejtuar psikologes me një email duke i treguar historinë e tij që vë në pikëpyetje shumë gjëra.

Djali është 28 vjeç dhe tregon se është i martuar dhe ka një fëmijë.

Në letrën që gazeta “The Sun” publikoi të plotë, djaloshi tregon se ai bën seks “me çdo grua që i del përpara".

“Thjesht nuk mund t’i rezistoj femrave. Jam 28 vjeç dhe kam 3 vite i martuar. Gruaja ime është 26 vjeçe dhe është një vajzë e mrekullueshme, e dashur, përkrahëse e gjithçka tjetër”, - vijon i riu.

Kurse shton: “Unë punoj në bankë dhe po bëj një vit në zyrën e Singaporit. Mendova se kjo do të më shërbente për karrierën time. Para se të vija këtu isha në lidhje me një kolege pune. Ne ishim në të njëjtin ekip dhe shpesh duhej të punonim vonë. Firma na paguante një dhomë hoteli nëse do të punonim shumë vonë, kështu që kishim shumë mundësi për të bërë seks”.

“Gjithashtu kam bërë seks herë pas here me një vajzë tjetër që e njoh që nga shkolla. Në natën e dytë në Singapor, u ftova të dal më disa kolegë. Bëra seks gjithë mbrëmjen me një nga vajzat atje.

Pra fjeta me katër femra të ndryshme brenda një muaji. Unë nuk mbaj unazë kështu që asnjëra prej tyre nuk e di se jam i martuar”.

“Kolegët e mi meshkuj nuk e kuptojnë se i përdor gratë për të fshehur ndjenjat e mia të vërteta. E vërteta është, se unë gjithashtu kam një të dashur afatgjatë. Ai është në ushtri dhe është i martuar. Kam zbuluar se jam biseksual që kur isha 15 vjeç, por asnjëherë nuk kisha provuar asgjë derisa takova këtë djalin, kur isha 26 vjeç. Ne ndjenim një tërheqje të menjëhershme. Takohemi sa më shpesh që mundemi.

Kam folur me të dashurin tim dhe ne të dy preferojmë të themi të vërtetën, por nuk dimë se si, të dy u martuam për të fshehur seksualitetin tonë”.

“Kam edhe tre muaj përpara se të kthehem në shtëpi. A duhet të vazhdoj me jetën time të martuar apo jo? Apo t’i them të gjithëve që jam i dashuruar me një burrë?”, - pyet i riu.

Psikologia Deidre i jep këtë përgjigje: Pothuajse të gjithë jemi në gjendje të ndjehemi të tërhequr ndaj seksit tonë në një moment të caktuar. Pyetja e rëndësishme është ajo që bëjmë në lidhje me të.

“Nëse keni marrëdhënie seksuale me shumë femra të ndryshme dhe nuk ndiheni të tërhequr nga ndonjë djalë tjetër, pyeteni veten nëse dashuria juaj për të dashurin është me të vërtetë seksuale, ose më shumë se një lidhje dashurie, siç mund të jetë edhe dashuria vëllazërore.

A mund ta shihni atë djalë vërtetë si partnerin juaj? Sido që të jetë, duke vazhduar siç jeni, kjo nuk është e drejtë. Gruaja juaj meriton një burrë besnik”.