Transmetuar më 13-10-2017, 20:31

Regjisorja Inis Gjoni ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Gjoni foli për veprën “Çifti i çuditshëm”, ku pjesë e aktorëve është edhe mbesa e saj Ana Lika e cila luan për herë të parë në teatër.

“Ana Lika ka spikatur shumë herët, është aktore konkrete dhe kjo më pëlqen tek ajo. Ajo ka një lloj organiciteti që mua më pëlqen. Për rreth dy vite ajo shfaqi veten në një spektakël humori. Kjo është dalja e parë e Anës në teatër, por komedia i rri shumë mirë dhe jam e sigurt që do të dalë”, tha Gjoni.

Ndërkohë gjatë emisionit mbesa Ana Lika surprizoi tezen përmes një mesazhi ku tha “live”, në emision ankesën për Inis Gjonin. Ana Lika i kërkoi tezes të mos e lërë në mëngjes orarin e provave pasi nuk zgjohet dot herët.

“Ti nuk e prisje që unë të isha këtu por ja. Unë doja të thoja që të kam shumë xhan dhe ti e di këtë. Doja të thoja që je edhe regjisore shumë e mirë se është hera e parë që punoj me ty si regjisore, por edhe këtë e di.

Kur më pyesin për raportin me Inisin unë di të them se është shumë delikat edhe i bukur, jo si mbesë dhe teze por shumë më shumë. Mos më nxirr bllof aty te “Rudina”.

Ankesa që kam është për orarin e provave, mos e lësh në mëngjes se unë mezi zgjohem. Tani që ta thash publikisht besoj se do të ndërrosh mendje”, tha Ana në mesazhin për tezen.