Transmetuar më 13-10-2017, 19:19

Një hartë e vjetër po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe pretendohet se është harta më e vjetër.

Harta është shfaqur si hartë e vjetër, e cila sipas publikuesve të fotos është hartë ruse.

Personat që e kanë publikuar hartën pretendojnë se ajo daton që në vitin 1881, kur Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane.

Pjesa e kuqe pretendohet se tregonte kufijtë e Shqipërisë dhe tregon trojet që i janë shkëputur vendit tonë në periudha të ndryshme.