Transmetuar më 13-10-2017, 17:45

Vajza nga Cërriku, emri i së cilës është Esli Belshi është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve.

Vajza nga Cërriku ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Cërriku e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Falë kësaj fitoreje 17-vjeçarja ka fituar një bursë studimi në “North Amerikan University”.