Transmetuar më 13-10-2017, 17:36

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi është qëlluar me grushte në mes të Prishtinës. Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës.

Një person i panjohur e ka sulmuar Kajtazin, ndërsa ishte duke u larguar nga lokali.

Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar, i cili është identifikuar si Faton Ramadani, shkruan Insajderi.com

Policia e Kosovës, pas marrjes në pyetje të personave që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e Vehbi Kajtazit, e kanë shoqëruar në komisariat Faton Ramadanin.

Ky i fundit njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën.

 Gjendja e shëndetësore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar edhe në spital.