Transmetuar më 13-10-2017, 14:18

Një burrë që “vdiq” për 68 minuta u shpëtua, pasi gruaja e tij iu lut mjekëve që të tentonin edhe njëherë për t’i dhënë ndihmën e fundit për ta rikthyer në jetë.

Sue Davies-it ju tha nga mjekët se burri i saj Chris Hickey, 63 vjeç, kishte vdekur në shtëpinë e tyre nga një atak zemre.

Por 62-vjeçarja i kërkoi mjekëve ta provonin përsëri dhe ata arritën t’ia rikthejnë pulsin.

Sue kishte bërë një filxhan çaj kur dëgjoi “zhurma të çuditshme” dhe gjeti që Chris u rrëzua në dhomën e gjumit.

Me rastësi të mahnitshme ajo kishte lexuar një artikull revistash lidhur me reagimin e urgjencës një natë më parë.

Sue nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdimit për  mjekët që ndihmuan për ta shpëtuar jetën e burrit të saj.

"Ishin kaq të shpejtë dhe unë kam qenë aq e vendosur për ta bërë këtë. Kam pasur çdo besim se ata mund t’ja dilnin”, tha Sue.

Chris tani është shëruar plotësisht. “Duhet të jenë rreth 50 njerëz që ndihmuan në shpëtimin e jetës time, por në krye të piramidës është gruaja ime. Është e pamundur të shprehësh dashurinë time për të me fjalë”, u shpreh ai. /b.l/noa.al/