Transmetuar më 12-10-2017, 22:55

Një punonjëse seksi nga Shqipëria është kapur “mat” nga policia bashkiake e Toskanës, në Itali, dhe është gjobitur.

Mësohet se shqiptarja është kapur nga autoritetet në momentin kur po lidhte një “kontratë seksi”, siç e interpretojnë mediat e vendit fqinj.

Nga patrullimet e agjentëve të veshur civilë, është sekuestruar edhe një automjet në pronësi të një klienti.

Mediat italiane raportojnë se janë gjobitur 6 klientë dhe punonjësja shqiptare, identiteti i së cilës nuk publikohet.

Vijojnë hetimet për identifikimin e rasteve të tjera. /k.k/noa.al/