Transmetuar më 12-10-2017, 20:50

Një ngjarje e rëndë me pasojë vrasjen e një avokati ka tronditur gjatë mbrëmjes së sotme Greqinë.

Avokati i identifikuar me emrin Michalis Zafiropoulos, është ekzekutuar për vdekje me armë zjarri pas një sulmi mafioz.

Sipas gazetës vendase “Prothothema”, vrasja ka ndodhur në rrugën “Asklepios”.

Ka qenë asistenti i tij që i alarmuar ka njoftuar policinë, pasi ka parë eprorin e tij të mbuluar në gjak.

Avokati është gjetur nga policia i shtrirë në dyshemenë e zyrës së tij, i qëlluar në pjesën e barkut.

Sipas dëshmive të para bëhet fjalë për dy atentatorë të cilët kishin hyrë në zyrën e avokatit duke u prezantuar si klientë.

Sektori i Krimit dhe Sigurisë në Athinë, ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.k/noa.al/