Transmetuar më 12-10-2017, 20:40

Aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj, pa dyshim është ndër më të pashmit e kinemasë shqiptare të viteve të fundit.

Por Niku u largua shpejt duke braktisur filmin shqiptar për atë turk.

Ai tashmë është pjesë e botës gjithnjë dhe më të zhvilluar të kinemasë dhe serialeve turke.

E po ashtu Niku është bërë pjesë edhe e kinemasë gjermane.

Në vite, Niku nuk ka dashur thuajse fare që të bëhet pjesë e botës mediatike.

Ai ka refuzuar intervistime sidomos në mediat shqiptare e në ndonjë rast ka arritur deri të pështyjë reporterët turq.

Por së fundi duke se Niku po kërkon të hapet ndaj medias.

Ai doli me një foto seksi në plazhet e Spanjës kurse herë pas here “bëhet i gjallë” me imazhe të jetës së tij të përditshme.

E sakaq, dy meshkuj të tjerë janë fort të ngjashëm ne Nikun.

I pari është aktori indian Varun Kapoor dhe sikurse e shihni në fotot e galerisë së mëposhtme, duket tamam si Niku në fillimet e tij, ai djali i urtë dhe i ndrojtur.

Kurse i dyti, është aktori brazilian, Marlon Teixeira. Ndryshe nga indiani, djaloshi brazilian i ngjan shumë Nikut sidomos në imazhet seksi që mund të tundojnë bollshëm femrat.

Aktori indian Varun Kapoor, luan tek telenovela “Sarasvaticandra” që transmetohet edhe në televizionet shqiptare dhe në film ai njihet me emrin Deni. Varun është një ndër aktorët e  preferuar për ndjekësit e telenovelës.

Edhe aktori 25-vjeçar nga Brazili, Marlon Teixeira, ose afro dhjetë vjet më i madh se Nik Xhelilaj, pavarësisht dallimit në moshë, ngjan shumë me djaloshin shqiptar.

Edhe pse aktori ynë është dhjetë vite më i madh nga modeli dhe aktori brazilian, ata duken si dy vëllezër binjakë.

Interesant është fakti se ndërkohë që Marlon po bën aktorin në jetën e tij, Nik nga ana tjetër po bën modelin jashtë kinemasë.

Si kurrë më parë ai nxori në pah fizikun e tij joshës, duke pozuar nxehtë në Malaga Beach të Spanjës.

Të shumta ishin vajzat shqiptare dhe europiane që komentuan me fjalë erotike Nikun, i cili duket në formën më të mirë fizike.

Ndërkohë që për modelin brazilian këto komente janë të zakonshme për të. Mesa duket pamja e këtyre djemve është trendy i momentit, pasi femrat jo vetëm që po çmenden pas tyre në rrjetet sociale, po nuk do të donin të ndryshonin asgjë nga dukja e tyre.

Duket se tashmë, aktori Nik Xhelilaj, pas karrierës në Turqi, është vendosur në Gjermani, që kur regjisori Philip Stolzl e zgjodhi protagonist kryesor të filmit me famë historike “Winnetou”.

Ndërsa sozia i tij brazilian, Marlon Luiz Teixeira, 1.88 m i gjatë, pozon për Emporio Armani, Dolce & Gabbana, DSquared, Roberto Cavalli, Jean Paul Gaultier dhe Dior Homme.