Transmetuar më 12-10-2017, 19:51

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Aurela Gaçe u bë pjesë e puntatës së parë të sezonit të ri në shoun humoristik që nisi të shtunën e kaluar.

Përveçse këndoi ajo interpretoi edhe si aktore humori gjatë shfaqjes, krahas komedianit të mirënjohur, Agron Llakaj.

Ajo madje ka publikuar në Facebook pjesën ku interpretoi në rolin e saj.

Videon e publikuar ajo e shoqëron edhe me një mbishkrim:

E doni vjehrren si mua juuuuu.

Shume do te doja te luaja komedi. Edhe ne shkolle vdisja per pjese te tilla (paçka se dukemi si te egjër, perbrenda jemi te hareshëm.)

Për më tepër shihni videon./a.k/noa.al/