Transmetuar më 12-10-2017, 19:41

Një gjyqtar në Iltali ka dënuar me tre vite burg dhe 1600 euro gjobë dy shtetas shqiptarë, mbi të cilët rëndojnë disa akuza.

Adriatik Manjani, 26 vjeç dhe Eduart Biba, 32 vjeç, dolën para trupit gjykues në seancën që kryesohej nga gjyqtari Maurizio Oicozzi.

Dy shqiptarët janë arrestuar më 31 mars nën akuzat e grabitjes, rezistencës, dhunës dhe lëndimeve të zyrtarëve të policisë.

Ata mësohet se janë autorë të grabitjes së dhjetë apartamenteve në zonat e Quiliano, Lugina e Vado dhe Finale Ligure.

 Për të ndaluar ata që mediat në Itali i quajnë “dy hajdutë serial”, ishin karabinierët e radios dhe radio stacionit Savona që i kishin kapur pasi disa shqiptarë kishin sinjalizuar një grabitje në Vado Ligure. /k.k/noa.al/