Transmetuar më 12-10-2017, 18:48

Lajmet për lidhjen e tyre u kthyen në temë dite jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe të vjeshtës. Sa më shumë foto që postoheshin dhe sa më shumë sinjale që vinin nga Klea dhe Elgiti, ata akoma vazhdonin të jepnin përgjigje të ndryshme për raportin e tyre.

Ndërsa Klea e mohoi lidhjen e dashurisë të hënën në “Rudina”, vetëm një ditë më pas erdhi një foto zyrtare në profilin e të dyve. Ishte si dorëzim për gjithë ç’u fol, ç’u tha e ç’u aludua. Nuk kishte mbetur më asgjë për të thënë. Dhe nuk u tha asgjë nga askush. Fotoja i tha të gjitha.

Në një postim në Instagramin e tij, Elgiti ka ndarë me të gjithë keqardhjen që ka për vëmendjen maksimale të publikut ndaj jetës private të artistit, më shumë sesa jetës profesionale të tij dhe po ashtu, u drejtohet mediave dhe portaleve për misionin që duhet ato duhet të përmbushin.

“Çfarë i duhet arti një artisti? Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar. I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publik “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt! Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend", shkruan Elgiti. /b.l/noa.al/