Transmetuar më 12-10-2017, 17:19

Ka rinisur rreth orës 17:00 seanca plenare e Kuvendit ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçit. Seanca plenare e thirrur pasditen e sotme pas ndërprerjes në mesditë ka zgjatur vetëm 8 minuta.

Pasi e shtyu disa herë seancën e sotme, Ruci e mbylli sot Kuvendin për ta zhvendosur për ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 08:30, pasi deputeti Flamur Noka i përjashtuar nga seanca nuk ka pranuar të dalë nga salla.

“Me rinisjen e seancës pas përjashtimi të deputetit të PD-së. Nuk mund ta marr në konsideratë pasi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përshkruara në rregullore

Byroja e kuvendit do të thirret sot në orën 19:00. Për vazhdimin e seancës, ju bëj thirrje që deputeti të lirojë vendin dhe të largohet nga seanca. Zoti Ndoka të lirojë sallën!

Atëherë në këto kushte, lidhur me nenin e rregullores, në rast se në sallë bëhet rrëmujë, drejtuesi i seancës e mbyll atë. Seancën e deklaroj të mbyllur, seanca mblidhet nesër në orën tetë e gjysëm”, tha Ruçi.

Seanca u ndërpre paraditen e sotme pasi deputeti i PD-së Flamur Noka dhe të tjerë demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit.

Pas kësaj kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca Nokën dhe ndërpreu punimet e Parlamentit.

Ndërkaq PD dhe LSI janë bërë bashkë duke kërkuar përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi për 10 ditë.

Shkak për këtë kërkesë është bërë fjalori banal dhe denigrues që ka përdorur Rama për ish-kryeministrin Sali Berisha. /b.l/noa.al/