Transmetuar më 12-10-2017, 16:53

Një grua ruse ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti, ku ajo është përplasur me një shtyllë elektrike në rrugë teksa varej nga dritarja e automjetit e zhveshur lakuriq për të xhiruar një video erotike amatore.

Natalia Borisovna Borodina, 35 vjeç, lindur në Moskë, ishte duke u filmuar nga shoferi i makinës me një telefon celular, ndërsa ajo ishte duke kryer lëvizje seksi nga dritarja e vogël e makinës.

Gjatë këtij momenti siç mund të shihet edhe në video gruaja, nënë e një fëmije, e cila gjendej me gjysmën e trupit të dalë jashtë makinës është përplasur me shtyllën që ndodhej në anë të rrugës. Goditja ka qenë fatale për nënën ruse.

Video u regjistrua në një autostradë pranë Punta Cana, në Republikën Dominikane. Natalia po filmohej në ato momente nga mikja e saj Ivanna Boirachuk, 32 vjeçe, e cila ishte në timon.

Mediat ruse thonë se 35-vjeçarja është transportuar në një spital menjëherë pas aksidentit, por ajo vdiq si rezultat i "dëmtimeve serioze të kokës" pas përplasjes. /b.l/noa.al/