Transmetuar më 12-10-2017, 16:38

Duhet t’ju ketë ndodhur të dëgjoni ndonjë burrë që thotë që ai nuk i ka dhuruar kurrë lule një gruaje duke dashur të tregojë që nuk është nga ata tipat romantikë.  

Megjithatë kur të shihni që Ramush Haradinaj, ish-luftëtar i Kosovës dhe kryeministër aktual i vendit të tij, i ka dhuruar bashkëshortes, një buqetë me trëndafila të kuq, do bindeni që të bësh të tilla veprime nuk tregon shumë për tipin sesa për dëshirën për ta bërë të lumtur partneren.

Dhe me siguri, Anita Haradinaj që sot mbush 37 vjeç, është gëzuar pa masë nga lulet dhe puthja pasionante që i ka dhuruar bashkëshorti, siç tregon kjo foto e publikuar nga Prive.

Mediat kosovare shkruajnë që festa në familjen e Anitës kishte nisur me miq e të afërm, por sigurisht qershia mbi tortë, ishte prania e Ramushit, i cili ka ardhur si një xhentëllmenë i vërtetë, me një tufë të madhe lulesh dhe shumë dashuri.

Një gjest vërtet i bukur për një ditë të veçantë, që në fakt çdo femre do i pëlqente të surprizohej në një mënyrë të tillë nga partneri i saj. /b.l/noa.al/