Transmetuar më 12-10-2017, 15:54

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në qytetin e Vlorës të premten dhe të shtunën. Mbledhja e qeverisë vjen në vijim të porosisë së Ramës për ta zhvendosur qeverinë në rrethe. Mësohet gjithashtu se ministrat do të kenë disa aktivitete në institucione me deputetët e zonës.

Kryeministri ka njoftuar më herët se qeveria do të zhvillojë çdo muaj mbledhjen në një prej qarqeve të vendit, ndërsa të njëjtën procedurë do ndjekin edhe ministrat çdo muaj, ku do zhvillojnë takime me banorët e secilit qark për t'u njohur me problematikat e qytetarëve.

"Së pari, qeveria, gjatë një viti politik, pra, një sesioni parlamentar do të mblidhet nga një herë në çdo qark. Jo për të bërë një mbledhje simbolike, se po nisemi dhe po shkojmë me projekt-vendimet në krah t’i bëjmë miratimet formalisht në Kukës apo Gjirokastër, por për t’u spostuar në çdo qark, një herë në vit dhe për të qëndruar atje më shumë sesa thjeshtë mbledhja dhe për të kaluar atje kohë dhe për të punuar atje, së bashku me ekipin e deputetëve, për të thirrur në dëgjesa drejtuesit e institucioneve, për të organizuar takime me komunitetin, për t’u ulur me pushtetin vendor, kryetarë bashkish, të majtë e të djathë, kjo nuk ka pikë rëndësie, për të mos humbur kontaktin me realitetin e njerëzve të zakonshëm, dhe për t’iu kthyer atyre përgjigje në kohë reale për problematika që dalin nga këto takime.

E dyta, përveç takimeve të qeverisë, çdo ministër gjatë një viti parlamentar duhet të spostohet dhe të qëndrojë një herë në muaj në një qark. Është e domosdoshme që anëtarët e kabinetit të jenë po ashtu bashkë me deputetët, bashkë me njerëzit në jetën reale të shqiptarëve”, u shpreh Rama ë Asamblenë e PS-së. /b.l/noa.al/