Transmetuar më 12-10-2017, 15:21

Moti i kthjellët mbetet dominant në territor deri pas mesditës kur vranësira të karakterit lokal shfaqen në zonat malore Jugore e Veriore.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore. Gjatë natës, vijon dominimi i kthjellimeve në territor por vranësira kalimtare mbeten prezentë në ekstremin Verior.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në orët e para të ditës por rritja vijon gjatë mesditës kur pritet një maksimum termik mbi 28°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Brigjet Veriperëndimore të Europës duke përfshirë veriun e Britanisë dhe Norvegjinë mbeten me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu. Po ashtu, Europa Verilindore vijon me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.

Por kontinenti Europian dominohet në pjesën më të madhe të tij nga kthjellimet, më e theksuar në Jugperëndim ku pritet temperatura deri 30°C. /b.l/noa.al/