Transmetuar më 12-10-2017, 15:07

Policia e Memaliajt ka sekuestruar një sasi prej 64 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë personin i cili e kishte fshehur drogën në banesë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  në banesën e Muharrem Mino, u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/