Transmetuar më 12-10-2017, 14:35

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e partnerëve jashtëmartesorë, procesi është shumë më i llogaritur dhe i paramenduar se sa thjesht gjetja e një të huaji dhe kalimi i kohës me të.

Është sondazhi i Ashley Madison që ka zbuluar disa fakte mjaft interesante nga jeta e dyfishtë me partnerët/et jashtë lidhjes martesore, shkruan Daily Mail.

Nga 1300 burra të intervistuar, 27% prej tyre pranuan se do t’i ofroheshin një shoku në ndihmë si bashkëpunëtor për ta ndihmuar që të mbante një lidhje jashtëmartesore nëse ata nuk ishin të lumtur nga marrëdhënia aktuale.

“Gruaja tjetër” përshkruhet si joshëse dhe misterioze, por e vërteta është që nëse një person ka një lidhje, lidhja tjetër do i duket sikur është me një njeri që e njeh dhe i ofron siguri.

Megjithatë 23% e meshkujve thanë se ishin të kënaqur nga takimet me gratë e tjera gjatë udhëtimeve të punës dhe shumica rrëfyen se këtë njohje e bënin në përpjekje për të qenë më të lumtur me martesën e tyre dhe jo për ta dëmtuar atë.

Ashley Madison thotë se ka një shërbim online për takime të reja dhe krijimi i marrëdhënieve “anësore” që garanton mos zhytjen apo përfshirjen me të në sferat sociale apo profesionale. Pra, burrat njihen me gra të tjera jashtë martese por pa u përfshirë shumë ose aspak në jetën e njëri-tjetrit.

Dhe një shifër e frikshme që ka dalë nga sondazhi i Madison është se, 99% e meshkujve kanë pranuar se kanë mashtruar gruan e tyre ose që u ka shkuar në mendje ta bëjnë.

Në anën tjetër të monedhës, një 39 përqindësh i grave kanë pranuar se kanë mashtruar partnerin e tyre, ndërsa vetëm 35 përqind pranuan të mendonin rreth mashtrimit.

Shumica e burrave dhe grave pohojnë se tradhtia apo mashtrimi i tyre ishte një përpjekje e dështuar për të rindezur edhe njëherë dashurinë mes tyre.

Nga gratë e anketuara, 38 për qind pretendojnë se duan lodra seksuale, mund të luajë rol edhe një treshe për të ndihmuar në rigjallërimin e jetës së tyre seksuale me bashkëshortin e tyre ekzistues. Befasuese si statistikë apo jo?!