Transmetuar më 12-10-2017, 14:23

Nuk ndalen rastet e abuzimit të mësuesve me nxënësit e tyre. Rasti më i fundit është ai i një mësuesi të martuar muzike, i cili u zbulua se ka patur marrëdhënie “seksuale” me një vajzë 12 vjeçe.

Nathan Waring, 37 vjeç, shkëmbeu mesazhe seksuale me nxënësen. Ai madje e ka puthur vajzën, prekur atë “nën rrobat e saj”.

Kur filloi marrëdhënia mes tyre, nxënësja e njohur vetëm si nxënësja A, ishte vetëm 12 vjeçe.

Pasi u zbulua rasti, mësuesit iu lejua të vazhdonte mësimin, por iu dhanë rregulla strikte për marrëdhëniet me nxënësit nga kreu i shkollës.

Por Waring nuk u ndal këtu sepse rinisi të “flirtonte” me një nxënëse tjetër femër.

Në vitin 2015, gjatë një feste shkolle, ai me vajzën e mitur, nxënësen B, u larguan vetëm dhe mësuesi u kap duke pirë më të. Tani atij i është ndaluar përjetësisht të japë mësim.

Rastet e denoncuara i përkasin kohës kur Waring punonte në shkolla në Eastbourne, midis viteve 2004 dhe 2015.